http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin aksionin e policisë në Lazarat, në kuadër të luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike. Në ditën e pare qe fshati është zgjuar pa krisma dhe nen kontrollin e policisë, ambasadori amerikan Arvizu ka përforcuar mbështetjen. "Ne mbështesim fort veprimet e ndërmarra nga zbatuesit e ligjit. Unë dhe anëtarë të tjerë të ambasadës kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me ministrin Saimir Tahiri e kreun e policisë Didi. Lazarati ka qenë problem për vite të tëra dhe jemi shumë të inkurajuar që qeveria ka vendosur të veprojë. Gjithashtu vlerësojmë faktin që kanë treguar kujdes në shmangien e viktimave dhe të lënduarve. Shumë banorë nuk janë të përfshirë, por ja që jetojnë aty". Shefi i diplomacisë amerikane në Tiranë kërkoi vijimin deri në fund të operacionit antikanabis dhe dënimin e personave të përfshirë në trafik. Sa i takon thirrjes së ish-kryeministrit Berisha për të ndaluar operacionin, Arvizu nuk preferoi te komentonte. Por diplomati amerikan u tregua me i hapur për komente lidhur me deklaratat e një dite me pare te ish-kryeministrit Berisha ne parlament. Duke ruajtur gjuhen diplomatike, Arvizu deklaroi: "Forcat e një shoqërie nuk janë pasuria dhe politikanet. Forca e çdo shoqërie është familja dhe komuniteti. Prandaj është me rëndësi që ato të bëhen të fortë dhe të kenë kurajë".