“Vlerësim për reformat në Shqipëri” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Misioni amerikan ne këshillin e përhershëm te OSBE-se përshëndet reformat e ndërmarra nga Shqipëria, ne veçanti miratimin e paketës ligjore te ndryshimeve kushtetuese per drejtësinë, por ne mënyre te veçante apelon se duhet bere me shume per luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar e trafiqeve. ?Ashtu siç e nënvizoi edhe ambasadori Borshard, lufta kundër korrupsionit mbetet nje nga sfidat kryesore per qeverinë shqiptare. Megjithe progresin e bere ne hartimin e strategjisë anti-korrupsionit dhe kuadrit ligjor, ne raport nënvizohet se nevojitet te behet me shume per te përforcuar kuadrin aktual dhe per te rritur pavarësinë e institucione qe luftojnë korrupsionin.? Pala amerikane vlerëson punën e bere nga Shqipëria ne luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, ndërsa ne përfundim te qëndrimit te saj i ben apel forcave politike te gjejnë nje marrëveshje per te zbatuar rekomandimin e ODIHR-it per ndryshime ne kodin zgjedhor.?Siç konstatoi edhe ODIHR duhet te behet me shume per te rritur besimin e publikut te procesi zgjedhor, gjithashtu duhen dhene garanci se burimet shtetërore nuk do te përdoren per qëllime fushate, duhet te rritet transparenca e partive politike dhe financimeve ne fushate, si edhe te zbatohen ligje te qarta dhe rrepta kunder blerjes se votes. Keto, si edhe rekomandimet e tjera duhet te vihen ne zbatim perpara zgjedhjeve te ardhshme parlamentare.? Diplomacia amerikane shpreh gatishmërinë per te vazhduar asistencën e pakursyer per Shqipërinë ne rrugën e reformave.

Share This Video


Download

  
Report form