http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marrja e statusit kandidat është një arritje për Shqipërinë. Kështu e komenton Ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu vendimin e një jave me pare te Bashkimit Europian."Javën e shkuar Shqipëria arriti një gur kilometrik domethënës drejt përmbushjes së një pjese të këtij vizioni të ardhshëm. Vendimi i këshillit Europian për t'i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat ishte i mirë për Shqipërinë, ishte i mirë për Europën dhe ishte i mirë për Shtetet e Bashkuara. Ishte i mirë për SHBA-të sepse ne jemi të lidhur me Europën me anë të Atlantikut dhe jo të ndarë prej tij. "Edhe pse duket sikur është zbehur disi jehona diplomati amerikan rendit serish aksionin ne Lazarat si nje operacion qe shtoi sigurinë ne Shqipëri. Madje Arvizu falënderoi policinë e shtetit për ndërhyrjen e shpejte ne këtë fshat. Këto deklarata u bene mbrëmjen e djeshme, ndërsa Ambasada Amerikane ne Tirane ka përkujtuar djeshme 238 vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin presidenti Nishani zv/kryeministri Peleshi kreu i opozitës Basha, anëtarë të qeverisë, deputetë, por kanë munguar Kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit Meta të cilët ndodhen në vizita jashtë vendit.