Meta: Veliaj i spikatur, vlerësim dhe për Kosovën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Figurën e Erion Veliajt, kandidatit të të majtëve për Bashkinë e Tiranës, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, e vlerëson si të spikatur. Një ditë pas shpalljes zyrtare, si përfaqësuesi i koalicionit të mazhorancë, Meta garantoi mbështetjen e partisë që drejton, LSI-së. Fjalë të mira tha Ilir Meta edhe për kandidatin e opozitës, Halim Kosova. Por edhe për të pavarurit që garojnë më 21 qershor. Për kryetarin e Kuvendit, rëndësia e rezultatit për nga rëndësia është e dorës së dytë, krahasuar me faktin se për herë të parë gara bëhet me ndarjen e re territoriale. Të gjithë kandidatët sipas Metës, duhet të jetë të pastër dhe për të vërtetuar këtë, ai përshëndeti hetimet që do të kryejë organi i Prokurorisë. Këto deklarata, kryetari i Kuvendit i bëri pas një takimi që pati me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë Besim Neziri, me të cilin foli mbi nevojën e rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Share This Video


Download

  
Report form