http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
60 familje të komunitetit rom do ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve në shtëpi të re. Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe UNDP-në, përfundoi ndërtimin e 60 banesave pranë ish-repartit ushtarak në Lanabregas.
I shoqëruar ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu dhe Koordinatori i Përhershëm i OKB-së në Shqipëri, Brian J. Ëilliams , Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u dorëzoi këtyre familjeve çelësat e shtëpisë së re.
?Jam shumë i lumtur sot, që pas një pune të gjatë dhe fantastike nga të gjithë kolegët, kemi bërë zhvendosjen e komunitetit rom nga situata e vështirë te Bregu i Lumit, në një banesë shumë dinjitoze në Lanabregas?, tha Veliaj. Ka qenë një operacion i vështirë, por besoj ka vendosur një standard. Siç këto familje hynë në banesat e reja në Lanabregas, ashtu edhe komuniteti i Shkozës, do të jetojë në një realitet tjetër. Në fillim të Janarit do të jemi aty për ta uruar edhe atë komunitet, ndonëse kanë filluar të hyjnë në shtëpitë e reja. Kështu që, çfarë ishin punë të vjetra i mbyllëm këtë vit. Mezi pres që të mbajmë fjalën për të gjitha premtimet e 2018-ës dhe të bëjmë akoma më shumë punë të mbara për të treguar që ky është një qytet, ku suksesi nuk varet nga ngjyra e lëkurës, nga mbiemri apo nga partia politike, por varet nga talenti dhe bashkëpunimi që kemi me gjithsecilin?.
Për Ambasadorin e SHBA-së, Donald Lu ky projekt i dha zgjedhje një problemit të një prej komuniteteve më të vuajtura në vend.
?Kjo është një ditë e gëzueshme. Komuniteti nga Bregu i Lumit ka pasur kushtet më të vështira të jetesës në Shqipëri. Ata kanë bërë një rrugë të gjatë për të mbërritur në këto shtëpi. Shprehim lëvdatat tona për Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Financës, OSSHE, komunitetin e Lanabregasit dhe Shkozës, veçanërisht për imamin, kryeplakun, OKB, BE-në, OSBE-në, OJQ-të rome, por mbi të gjitha për këtë komunitet të guximshëm rom. Urime për shtëpitë tuaja të reja?.
Ndërsa Koordinatori i Përhershëm i OKB-së në Shqipëri, Brian J. Ëilliams bëri thirrje që i njëjti model të ndiqet edhe nga bashkitë e tjera. Nga projekti janë ndërtuar 11 godina të reja, ndërsa 4 të tjera janë rikonstruktuar.