Arvizu për “territorjalen”: Kompromisi rruga më e mirë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Kompromisi është rruga më e mirë?. Kështu është shprehur ambasadori Amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, i pyetur nga mediat për reformën territoriale që po hyn në fazën e miratimit në vendin tonë. Diplomati nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerëson punën e bërë me reformën, por bën thirrje që të merren parasysh edhe sugjerimet. ?Mendoj që qeveria ka bërë një punë të mirë me konsultimet, por qartazi këto vendime do kenë ndikim të rëndësishëm dhe të madh. Duhet të merren parasysh të gjitha shqetësimet që kanë votuesit. Kjo është një reformë që supozohet të përfitojnë të gjithë ndaj të gjithë duhet të bëjnë kompromis?- theksoi Arvizu. Ambasadori Amerikan e bëri këtë deklaratë, pas urimit që bëri në selinë e Komunitetit Mysliman, me rastin e Fiter Bajramit.

Share This Video


Download

  
Report form