Arvizu takon Llallen për "21 janarin" - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Pa u mbushur 24 orë nga vendimi i gjykates se Tiranes, qe shpalli te pafajshëm kreun e gardes dhe vartësin e tij, per vrasjen e 4 viktimave te 21 janarit 2001, ambasadori amerikan Aleksander Arvizu ka kërkuar mëngjesin e se premtes nje takim urgjent me kryeprokurorin Llalla.
Në orën 10.00, diplomati amerikan, ngjiti shkallet e prokurorisë per ne zyren e zotit Llalla, ku qendroi rreth 40 minuta. Ashtu si edhe nje dite, kur selia diplomatike e Uashingtonit ne Tiranë, leshoi deklaratën se vendimi ishte tronditës, edhe sot zoti Arvizu tha se mediat duhet t'i referohen asaj deklarate, duke shtuar: "Ne vijim te asaj dite te tmerrshme të 21 janarit, SHBA e kanë bere të qartë që mënyra me e mirë për ta trajtuar këtë çështje ishte një hetim mbi atë që e shkaktoi atë ngjarje. Ne kemi theksuar se ky hetim duhet te ishte i besueshëm. Besueshmëria është koncepti kyç për kete. Qe hetim te jete i besueshme nevojiteshin qe te adresoheshin disa elemente qe ishte se pari, kush e organizoi, sjelljen e demonstruesve dhe sjelljen e gardës se republikës ne fund. Kjo ka qene gjithmonë pozita jone dhe nuk ka ndryshuar kurrë". Pjesa e dyte e deklaratës se ambasadorit amerikan, u fokusua tek pozicioni i SHBA-ve ne hetimet e ngjarjes se 21 janarit. Madje zoti Arvizu iu përgjigj edhe nje qëndrimi publik te dale sot nga zyrat e gjykates se Tiranës, duke kujtuar se Uashingtonit zyrtar iu kerkua ndihme nga prokuroria e përgjithshme dhe FBI qe asistoi hetimin e ngjarjeve te janarit 2011. "Ky rast gjithmonë ishte, ka qene dhe do te jete nje çeshtje shqiptare. Nuk eshte nje çeshtje amerikane dhe nuk ka pasur qytetare amerikane te përfshirë. Përfshirja amerikane buron nga nje kërkesë specifike dhe e drejtpërdrejte nga prokuroria e Përgjithshme ne ate periudhe, e cila u miratua nga qeveria shqiptare qe SHBA te ofronin asistence teknike ne lehtësimin e hetimit. Une ne fakt nuk bie dakord me akuzat e gjykatës se Tiranës. Ato janë ta pabaza dhe nuk qëndrojnë". Ambasadori amerikan është larguar nga prokuroria e Përgjithshme dhe pak minuta më vonë ka lënë organin e akuzës dhe Adritik Llalla pa prononcuar për mediat. Ne oret e para te dites, trupa gjykuese qe shpalli pafajësinë e Ndrea Prendit dhe Agim Llupos, ka lëshuar nje njoftim per shtyp ku thuhej se deklarata e Ambasadës se SHBA në Tiranë, është shqetësuese dhe ndërhyn në procesin e rregullt ligjor nëpërmjet komenteve, mbi një çështje, përpara zbardhjes së vendimit nga trupi gjykues, përpara qëndrimit të prokurorisë mbi hapat e mundshëm dhe përpara mbylljes së procesit të rregullt ligjor lidhur me këtë çështje. Deklarata të tilla mund të jenë paragjykuese ndaj këtij procesi të drejtë, ligjor dhe të paanshëm. Por per diplomacinë amerikane ky qëndrim eshte i pabaze, pasi sipas saj vendimi i gjykatës ishte tronditës dhe minoi besimin tek aftësia dhe gatishmëria e drejtësisë shqiptare.

Without full 24 hours from Tirana court decision that acquitted gardes leader and his subordinate, for the murder of 4 victims of 21 January 2001,...

Share This Video


Download

  
Report form