http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka me shume se 30 vjet qe monumentet tona te kulturës nuk kalojnë ne nje regjistrim te ri e zyrtar! E thëne ndryshe lista me shifrën prej 2700 monumentesh qe përmendet prej dekadash është realizuar ne vitet ?80. Per këtë arsye, por edhe për te mirëmbajtur mijera monumente te shpërndara ne gjithë vendin, te cilat çdo vit rrënohen e jo pak here jane grabitur, Ministria e Kulturës ia ka kushtuar pjesën me te madhe te buxhetit te saj per vitin 2015-te, trashëgimisë kulturore. Piramida, simbol i Tiranës, e cila ka qene vitet e fundit pjese e projekteve qe nuk u realizuan asnjëherë, nga qendër kulture ne parlament, duket se është përsëri ne qendër te diskutimeve te qeverise aktuale. Ministria e Kulturës ka prezantuar pikat se ku do te shkoje buxheti i institucionit qe ajo përfaqëson per vitin 2015, ne seancat tradicionale te komisionit parlamentar te medias. Buxheti i Ministrisë se Kulturës per vitin qe vjen është 1.4 milion dollarë me shume se ai i 2014-s.