http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri austriak Sebastian Kurz nuk përjashton ngritjen e kampeve të refugjatëve në vendet jo anëtare të Bashkimit Europian, madje edhe në Shqipëri.
Në intervistën për televizionin shtetëror austriak ORF, ai nuk dha detaje duke argumentuar se nuk dëshiron ta rrezikoj atë.
?Po ka një qëllim për të ngritur qendra mbrojtjeje jashtë Europes, ku ne t?u ofrojmë refugjateve mbrojtje dhe siguri, por jo jetën e mirë në Europen Qendrore dhe Veriore. Ky është një projekt të cilin ne së bashku me një grup të vogël shtetesh po e punojmë, në mënyre shumë diskrete, jo sepse duam t?a mbajmë të fshehtë dhe prej konspiracionit, por sepse kjo mënyrë i rrit shanset që ky projekt të realizohet.
Edhe aq të fshehtë nuk e keni mbajtur dot, sepse në Shqipëri kanë reaguar dhe kanë thënë që duan të marrin pjesë. A mund të jetë një kamp i tillë në Shqipëri për shembull?
Këtë do ta shohim?
Shefi I qeveisë austriake tha se në këtë projet nuk përjashtohet asnjë vend.
?Jo ne nuk duam te perjashtojme askend, por nese ka vende qe mendojne se kane marre apo pranuar pak refugjate atehere mund te marrin te tjere pa problem, ne kemi mjaftueshem. Natyrisht duam ta bejme kete gje ne konsensus me te gjitha vendet e Bashkimit Europian por vitet e fundit tregojne se sa e veshtire eshte te gjendet konsensusi i te 28 vendeve te BE. Shpesh eshte me mire kur disa shtete ecin perpara, marrin iniciativen, edhe Makron shpesh ecen perpara vetem me Ggjermanine keshtu qe eshte legjitime qe vende te vogla te bejne hapin e pare dhe nese jemi te suksesshem atehere na ndjekin te tjere. Ne mbylljen e rruges se Ballkanit keshtu ndodhi ishte nje aksion i austrise dhe nje jave me vone keshilli europian ne menyre te njezeshme e quajti shume te mire dhe e mriatoi?
Ndërkohë një ditë më parë, në një intervistë për Vizion PLUS, këshilltari I Kryeministrit për Çështjete e Sigurisë, Sandër Lleshi tha se nuk ka asnjë project për ndërtim kampesh për refugjatët. Sipas tij, vetëm nëse Shqipëria vërtetë do të shndërrohet në rrugë kalimi nga emigrantët, atëherë vendi do të angazhohet në pritjen e tyre, brenda kapaciteteve. Por me nidhmën e vendeve të BE-së është tejet thelbësore.