http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
45 kallëzime janë depozituar ne Prokurorinë e rrethit te Kukësit, ndërsa pritet te fillojnë proceset gjyqësore. Pjesa me e madhe e te proceduarve janë përfaqësues te biznesit, te tjerët abonentë familjare qe kane vjedhur rregullisht energjinë elektrike me lidhjet e paligjshme. Por dega lokale e Partisë Demokratike e konsideron selektiv dhe politik aksionin e OSHEE-se për arrestimin e vjedhësve te energjisë elektrike qe mbështetet nga policia. Partia Demokratike kërkon qe qarku i Kukësit te konsiderohet si rast i veçante per shkak te nivelit te varfërisë dhe pamundësisë per te paguar energjinë elektrike. Ky qark mban vendin e pare për nivelin e humbjeve te energjisë elektrike, por rezulton te ketë edhe numrin me te madh te te ndjekurve penalisht.