Kukës, marrëveshje për dritat - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 2

Pas problemeve të shumta që ka patur lidhur me ndërprerjet e energjisë në rrethin e Kukësit, kompania e shpërndarjes "CEZ" ka arritur që të bëjë një marrëveshje me prefektin e këtij qarku për pagesën e energjisë me këste nga ana e qytetarëve të cilët janë debitorë. Drejtori i arkëtimeve të "CEZ", shpjegon se deri në datën 20 gusht banorët e Kukësit do të furnizohen me energji dhe nëse pas kësaj date nuk bëhet pagesa e faturave të prapambetura "CEZ" do të fillojë sërish ndërprerjet. Nga ana tjetër, situata e ndërprerjeve të energjisë në kabinat të cilat janë 100% debitore po vazhdon në të gjithë vendin. Dy javë më parë kompania e shpërndarjes së energjisë ndërmori një fushatë për prerjen e rrjetit të energjisë elektrike për zonat të cilat nuk paguanin faturat, gjë e cila krijoi konflikte me banorët e disa zonave ne Kukës e Peshkopi.

Share This Video


Download

  
Report form