Durrës-Kukës, “bie” koncesioni - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-22

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qytetarët shqiptarë nuk do të paguajnë 5 euro si tarifë për të kaluar në rrugën Durrës - Kukës pasi qeveria, nuk do ta japë më me koncesion mirëmbajtjen e saj. Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Transporteve, në cilësinë e kryetari të komisionit që vlerëson ofertat, tha se të dyja kompanitë që ishin të interesuara për të marrë shërbimin e mirëmbajtjes, bien ndesh me interesin publik. Në përfundim, komisioni mbi sugjerimin e Korporatës Financiare Ndërkombëtare, IFC, konkludoi që ofertat e paraqitura në garë, bien ndesh me interesin publik, duke qenë që janë dy herë më të larta se pritshmëria jonë. Ne këto kushte mbi sugjerimin e IFC, komisioni vendosi t?i shpallë të pavlefshme këto oferta dhe t?i refuzojë ato. Edi Seitaj sqaroi se kompania kineze ?China Comunication Construcsion? kishte dhënë një ofertë ku kërkonte 10.4 milion euro subvencion nga buxheti i shtetit për 11 vite, ndërsa ajo turke ?Vendeka Bilgi? ka kërkuar 12 milion euro nga qeveria plus tarifës së qytetarëve. Ministria ende nuk ka vendosur nëse do të rishpallë këtë tender në kërkim të ofertave të reja, apo do të ndryshojë modelin e dhënies së koncesionit, pasi për këtë vepër ka kërkuar formën partneritet publik privat ku shumica e parave të investim të jepen nga kompania e cila vjel fitimin nga tarifa e kalimit në rrugë. Aktualisht, Autoriteti Rrugor është autorizuar që të marrë masat për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit.

Share This Video


Download

  
Report form