Shtyhet tenderi për Durrës - Kukës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fituesi i tenderit për koncesionin e rrugës Durrës - Kukës do të përzgjidhet në bazë të ofertës së tarifës që kompania do të vendosë për qytetarët, te cilët do të kalojnë ne këtë rruge. Tenderi u shty edhe me dy javë të tjera për shkak të kërkesave që kishin bërë 4 kompanitë ofertuese pasi nuk kishin bërë ende gati vlerësimin financiar. Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, sqaroi se ende nuk dihet se sa do të paguajnë kalimtarët e këtij aksi, por tha se vlera e investimi i firmës që do e marrë mirëmbajtjen e saj është e konsiderueshme. Ndërkohë Ministria e Transporteve ka arritur që të zgjidhë konfliktin me firmën ?Aktor?, e cila është duke përfunduar rrugën nacionale Tiranë - Elbasan. Ministri Haxhinasto tha se mungesa e studimeve për lëvizjet sizmike dhe rrëshqitjen e dherave kanë sjellë këtë situatë, por kostot për ndërtimin e këtij loti do t?i ngarkohen kompanisë. Vetëm 11 kilometra larg kryeqytetit, shqiptarët duhet të udhëtojnë në një rrugë mjaft problematike për shkak se firma, e cila ka marrë përsipër ndërtimin e saj ka afro 7 vite që nuk po e përfundon. Ministria pati një përplasje me kompaninë, ndërsa vetë Ministri i Transporteve deklaroi se nëse nuk zbatoheshin afatet e punimeve qeveria shqiptare do të zgjidhte kontratën.

Share This Video


Download

  
Report form