http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryemistri Edi Rama gjate nje bashkëbisedimi me qytetaret ne Fier tha se do te ketë një mekanizëm lehtësues per te gjithë ata qe do te paguajnë faturat e prapambetura te energjisë. Rama siguroi se qeveria është e vendosur te shëroje plagën dramatike siç e cilësoi vjedhjen e energjisë elektrike. Kyeministri i shoqëruar edhe nga Ministri i Transportit ka inspektuar punimet ne By Pass- in e Fierit nje investim i rendesishem qe i jep zgjidhje qarkullimit te renduar veçanërisht gjate sezonit turistik. Një tjetër ndalese kreu i qeverise e beri në drejtorinë e Policisë së qarkut të Fier ku u njoh me sportelin unik me procedura të përshpejtuara si dhe me larminë e shërbimeve që mund të kryhen aty per te gjithë qytetaret.