Rama: Varfëria nuk është arsye për vjedhjen e energjisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo e e hënë shënon nisjen e operacionit me te madh mes kompanisë se shpërndarjes se energjisë dhe Policisë se Shtetit, ndaj atyre qe vjedhin e energjinë elektrike. Nga veriu ne jug grupe pune te përbashkëta do te vendosin para ligjit, ata qe kane kryer lidhje te paligjshme, duke i ndëshkuar jo me me gjob por me burg. Kryeministri Edi Rama duke folur ne konferencën mjedisi, energjia dhe lufta kundër korrupsionit shigjetoi edhe sistemin e drejtësisë lidhur me vendimet qe jepe ndaj hajduteve. Kush e vjedh do dënohet me 3 vjet kush bashkëpunon nga OSSHE do dënohet me 5 vjet. Sipas kryeministrit kjo e etape e re qe nis me energjinë nuk do te pëlqehet nga gjithkush, por qytetaret tha Rama duhet te mësojnë te vërteten dhe te ndërgjegjësohen se ky produkt duhet paguar si çdo mall tjetër. Do ta nisim me vjedhësit me te mëdhenj ne Tirane, Durrës kemi problem me te madh. Duke u ndalur edhe tek akuzat e opozitës per energjinë, Rama beri paralelizëm me nderime pa leje. Ai akuzoi opozitën se po mbron paligjshmërinë. Paralelisht me planin per te goditur abuzuesit, qeveria do te nise investimet ne sektorin e shpërndarjes me qellim përmirësimin e rrjetit.

Share This Video


Download

  
Report form