http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptarët janë varfëruar më shumë se një vit më parë. Sipas një sondazhi që ka bërë Banka e Shqipërisë dhe INSTAT rezulton se numri i anëtarëve të cilët siguronin të ardhura në familje është ulur. Banka Qëndore raporton se është në rritje numri i familjeve të cilat po zbresin nga shtresa mesatare në atë ?nën mesatare? dhe të atyre familjeve që janë në nivelet ekstreme të të ardhurave. Ekspertët shpjegojnë se kjo situatë e ka shoqëruar Shqipërinë përgjatë gjithë këtyre viteve, dhe nuk është e re. Një tjetër element shqetësues i këtij raporti është edhe fakti se 30% e familjeve shqiptare kanë një borxh, dhe pjesa më e madhe e tyre e kanë marrë atë në mënyrë informale. Situata e huamarrjes është e vështirë edhe te sektori i biznesit. 53% e sipërmarrësve kanë një borxh për të paguar dhe po kështu edhe këtu një pjesë e konsiderueshme nuk e kanë marrë atë në banka, duke bërë që të rishfaqet fenomeni i fajdeve.