“Ikja e ministrave nuk është dramë” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndryshimet në qeveri nuk duhen trajtuar si dramë, madje në këtë moment krize politike janë të mirëpritura. Nga Pogradeci, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, tha se çdo lëvizje që i shërben stabilitetit politik dhe dëgjimit të zërit të opozitës, i shërben qëndrueshmërisë institucionale. Panariti shpreson në reflektimin e opozitës pas rishikimit të kabinetit qeveritar. Pasi siç tha, askujt nuk i intereson destabiliteti. Ministri i Bujqësisë, e konsideron normal faktin se kryetari i LSI-së Ilir Meta aspiron postin e kreut të qeverisë, pas zgjedhjeve të 18 qershorit. Edhe në këtë rast, LSI nuk ka komentuar vendimin e kryeministrit Rama për rishikim të përbërjes së qeverisë, pasi vlerëson se është në autoritetin e tij të vendosë mbi përbërjen e anëtarëve të qeverisë që drejton.

Share This Video


Download

  
Report form