http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Uji qe furnizon banoret e Tiranës është i pastër. Moti i keq dhe përmbytjet nuk kane ndikuar ne cilësinë e tij. Garancia vjen nga ekspertet e laboratorit ne impiantin e Bovilles. Krahas kontrolleve te vazhdueshme ne Boville edhe Drejtoria e Shëndetit Publik ka dyfishuar pikat e monitorimit te ujit. Dritan Ulqinaku deklaron se pavarësisht përmbytjeve ne zona dhe rruge te Tiranës, uji i rrjetit nuk është i ndotur. Si pasoje e motit te keq dhe reshjeve te dendura, te martën e 8 nëntorit liqeni i Bovilles arriti ndotjen me te larte. Niveli i larte i turbullirës 4 mije mbi norme vuri ne dyshim nëse duhej te ndërpritej per disa dite furnizimi me uje i kryeqytetit. Por me reduktimin e reshjeve u ul turbullira ne liqen. Liqeni i Bovilles është burimi kryesor i ujit per kryeqytetin. Ndërsa vete ujëmbledhësi furnizohet nga ujërat e përrenjve te Malësisë se Tiranës.