Opozita këmbëngul për ODIHR: Këshilli Politik nuk është vula e Ramës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-12-05

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita do të shkojë të premten në këshillin politik për të paraqitur zyrtarisht kërkesën për të kërkuar ndihmën e Osbe-Odihr për debatin në lidhje me formulën e koalicioneve.Negociatori demokrat Oerd Bylykbashi, ne nje prononcim per Vizion Plus, solli në vëmendje se Osbe-Odihr janë pranuar si arbitër mes palëve që në 14 janar kur u nënshkrua marrëveshja për krijimin e këshillit politik.OERD BYLYKBASHIANETAR I KESHILLIT POLITIK, PD?Marrëveshja e 14 janarit është themeli mbi të cilin funksionon Këshilli Politik dhe marrëveshja e 14 janarit ka mekanizmin e zgjidhjes së konfliktit, kur palët nuk bien dakord i drejtohen OSBE-ODIHR. Ne kërkojmë pikërisht këtë. ?Bylykbashi sqaron se pavarësisht kërkesës së mazhorancës që të paraqesin një draft në këtë mbledhje, opozita nuk do ta hedhë këtë hap, për arsyen e thjeshtë se ajo kërkon që për aleancat të ruhet modeli që ekziston tashmë në ligj.?PD dhe opozita kërkojnë që të ruhet ligji i sotëm, është me konsensus, që në vitin 2003, ky konsensus është konfirmuar në reformat e vitit 2004, 2008 dhe 2012. Dhe për një arsye shumë të thjeshtë, nuk ka pasur kurrë një rekomandim të OSBE apo Komisioni i Venecias kundër modelit të koalicioneve siç e kemi sot, i cili është një model që është marrë nga vendet e europës perëndimore në atë kohë, ka qenë modeli Italian., shtoi Bylykbashi per Vizion Plus.Sipas Bylykbashit afatet e vendosura nga shumica si 30 shtatori kanë pak rëndësi për opozitën, raporton Vizion Plus.?Afatet që vendos mazhoranca janë pjesë e taktikës së saj të faktit të kryer gjë që nuk hyn fare në llogaritë jo vetëm të opozitës po as të Këshillit Politik. Këshilli Politik nuk është për të qenë vula dhe ne nuk do ta lejojmë që të jetë vula e çdo lloj tentative të Edi Ramës për të prishur rregulla të përbashkëta loje.?Por nëse mazhoranca si në rastin e ndërhyrjes në kushtetutë në 30 korrik, i kalon ndryshimet në kodin zgjedhor pa konsensusin e opozitës , atëherë opozita e ka të qartë rrugën e saj.?Ne nuk na pengon në ndërtimin e strategjive dhe taktikave tona elektorale të cila synojnë jo thjesht marrjen e votës negative të shqiptarëve kundër Edi Ramës. Ne ofrojmë program, jo vetëm program ekonomik por program në ribërjen e një shteti, një shtet i cili duhet të jetë një shtet i drejtë, jo thjesht një shtet i së drejtës.?Mbledhja e këshillit të premten duket se do të shoqërohet me tension pasi mazhoranca do të paraqesë një draft të plotë të ndryshimeve në kodin zgjedhor, ndërsa opozita do të mbështesë kërkesën për të futur në lojë Osbe-Odihrin.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS