http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar protestat e opozitës si një revoltë të establishmentit dhe jo një revoltë të popullit.Në një intervistë të dhënë mbrëmjen e të martës për televizionin italian ?Rai Uno?, për emisionin ?Porta a Porta?, me gazetarin Bruno Vespa, kreu I qeverisë shqiptare deklaroi gjithashtu se protestat kanë ardhur pasi politika shqiptare akoma nuk po e pranon humbjen në zgjedhje.?Besoj se kjo gjë mund të thuhet edhe për Italinë. Ka edhe këtu njerëz të varfër. Sigurisht, duke bërë bilancimin e krahasimit sepse janë nivele shumë të ndryshme jetese. Por, ajo që unë dua t?u them të gjithë atyre që kanë parë këto pamje të protestave të ditëve të fundit iu freskua pak kujtimi i asaj Shqipërie të mbushur me trazira. Kjo nuk është një revoltë e popullit, nuk është populli në shesh. Është një revoltë në ?pallatin e politikës?, pra ai establishment që pesë vite më parë iku me një milion vota, një gjë që nuk kishte ndodhur kurrë në Shqipëri, nuk arrin ta pranojë humbjen dhe, si ballkanikë të mirë, si mesdhetarë të mëdhenj nuk jemi shumë të mirë për të pranuar humbjet, kjo edhe për ju.?I pyetur për pretendimet e opozitës në lidhje me çështjet e krimit dhe të drogës, Rama tha faktet e deritanishme tregojnë një pasqyrë tjetër.?Unë nuk flas kurrë për kundërshtarët e mi në një gjuhë të ndryshme nga ajo e nënës, sepse aty kemi mjaftueshëm. Po ju përgjigjem juve. Unë sigurisht jam i anshëm, pra nëse them diçka, ajo është e njëanshme. Por, këtu jemi në një vend ku ka dy detaje të rëndësishme për të folur për të vërtetën. ?Guardia di Finanza? që është një agjenci e madhe, me integritet të padiskutueshëm. Që paguhet nga komuniteti europian. Që ka ngritur avionët dhe fotografon territorin që nga viti 2012. Faktet tregojnë një realitet krejtësisht të ndryshëm, pra në vitin 2013 kur ne erdhëm në qeveri, ishin rreth 400 hektarë me plantacione ndërsa në vitin 2018, 0,8 hektarë. Pra gati asgjë. Së dyti, u fol për prokurorinë e antimafias së Katanias. Dhe praktikisht ajo prokurori bëri një hetim mbi një grup trafikantësh shqiptaro-italianë, ku përfshihej në përgjime një prej ministrave tanë të Brendshëm, dhe në fund, e zezë mbi të bardhë, tha se nuk ka lidhje ministri i Brendshëm. Pra janë dy burime zyrtare italiane. I them për të mos hyrë në një debat politik që nuk shërben për asgjë.?Kryeministri Rama u ndal edhe tek çështja e blerjes së votës. Ai tha se për herë të parë në Shqipëri ka qenë vetë opozita ajo që ka pasur kontrollin mbi zgjedhjet dhe se rezultati është pranuar nga të gjitha palët.?Unë i thashë mikut tim, liderit të opozitës, çfarë do? Ministrin e Brendshëm mirë, ministrin e Financave, ministrin e Arsimit, ministrin e Shëndetësisë, pra gjysma e qeverisë ishte e opozitës. Para dhe gjatë zgjedhjeve. Për herë të parë maxhoranca e KQZ ishte e opozitës. Për herë të parë, në të gjitha qendrat e numërimit ku ka 50% opozitë dhe 50% qeveri, nuk ka pasur asn...