Ngjarje e rëndë në Tiranë, 4 të vrarë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ngjarje rëndë është shënuar mëngjesin e së martës në një nga lokalet e natës në Rrugën e Elbasanit, në afërsi të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Nga përleshja me armë mes dy grupeve të armatosura kanë humbur jetën katër të rinj dhe është plagosur një tjetër në Tiranë. Nga të dhënat e para besohet se të rinjtë janë fillimisht zënë për motive banale në ambientet e brendshme të lokalit e më pas kanë dalë jashtë ku ka vazhduar zënka dhe në përdorim janë vënë armët e zjarrit. Si rezultat i kësaj ngjarjeje rë rëndë kanë humbur jetën shtetasit:Edison Jaho , vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, Enea Xhaji, vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, Arber Demiraj, 19 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, djali i ish-prokurorit të Apelit, Skënder Demiri dhe shtetasi italian Paolo Azzalo, 60 vjeç, i cili besohet se nuk kishte lidhje me ngjarjen. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë. Persona të dyshiar që mund të kenë në dijeni për ngjarjen janë rreth 22 persona, mes tyre Konstandin Xhuvani, Erald Sida dhe Albano Ballcaj.

Share This Video


Download

  
Report form