Aksident i rëndë në Elbasan-Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-14

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej kohesh Xhevrie Gurishta sebashku me bashkëshortin Ismetin udhëtonte nga Kroca për ne Tiranë që të kryente seancat e kimioterapisë.Edhe kjo e hëne duhej të ishte si gjithë të tjerat, por automjeti doli nga rruga dhe përfundoi 30 metra poshtë rrugës ne dalje të tunelit Elbasan-Tiranë.Si pasoje e aksidentit të rende 55 vjecarja nuk mundi t?u shpëtoje plagëve të marra dhe humbi jetën ne vendngjarje, ndërsa bashkëshorti i saj Ismet Gurishta 60 vjeç ndodhet ne spital nen kujdesin e mjekeve.Ngjarja ndodhi rreth orës 08:20 kur makina me të cilën udhëtonte çifti i bashkëshortëve humbi kontrollin dhe doli nga rruga.Kthesa ne dalje të tunelit është bere shkak i disa aksidenteve, ndërsa ne zonë mungojnë edhe barrierat mbrojtëse.Uniformat blu mbërritën ne vendin e ngjarjes per te përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe sipas të dhënave paraprake, dyshohet se makina lëvizte me shpejtësi ndërsa 55 vjecarja nuk kishte të vendosur rripin e sigurimit.

Share This Video


Download

  
Report form