http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Gjergjan të Elbasanit, ku dy të moshuar janë gjetur të vdekur në banesën e tyre dy katëshe.
Viktimat janë Shyqyri Liçi 65 vjeç dhe Sabire Liçi, 60 vjeçe. Trupat e pajetë janë zbuluar nga nipi i tyre i cili sapo ka pikasur zjarrin ka hyrë menjëherë në banesë. Por fatkeqësisht çifti kishte ndërruar jetë.
Sipas policisë dyshohet se zjarri është shkaktuar nga bombola e gazit, e cila ka qenë e ndezur, duke shkaktuar edhe humbjen e jetës së çiftit, ndërsa zjarri është përhapur vetëm në pjesën e brendshme. Si pasojë kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake. Bashkëshortët dyshohet se kanë ndërruar jetë nga asfiksia.
Banorët thanë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur që të hënën, por ajo u zbulua nga nipi vetëm mbrëmjen e së martës.
Çifti Liçi në fshatin gjergjan në Elbasan jetonte i vetëm në një ndërtesë dy katëshe. Pas emigrimit të fëmijëve, për ta kujdesej gjatë ditës një grua, pasi 61-vjeçarja kishte probleme shëndetësore.