Aksident në Lezhë dhe Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 54-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e të dielës në qytetin e Lezhës, si pasojë e një aksidenti. Lekë Tushaj ishte duke ecur në këmbë drejt shtëpisë së tij, kur është goditur nga një automjet fuoristradë që drejtohej nga i riu Fatjon Elezi, 21-vjeç. Policia ka ndaluar shoferin dhe po heton shkaqet e aksidentit. Dyshohet se makina po udhëtonte me shpejtësi, por banoret thonë se në këtë rrugë nuk ka ndriçim. Për pasoje aty ka patur edhe raste të tjera aksidentesh. Edhe mëngjesi i të hënës ka sjellë një tjetër aksident, këtë radhe në superstradën Tiranë - Durrës, pranë Vorës. Fugoni është përplasur me veturën smart, e për pasojë një vajzë ka mbetur e plagosur. Policia bëri të ditur se dy mjetet kane tentuar të shmangin përplasjen e për pasojë kanë dalë edhe nga rruga. E lënduara është dërguar në spital ku ka marrë ndihmën mjekësore.

Share This Video


Download

  
Report form