Gjosha: Diskutojmë reformat kryesore - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një jave para publikimit te progres-raportit te Komisionit Europian, ne Tirane do te zhvillohet raundi i 4 i dialogut te nivelit te larte. Për ministren e integrimit Klajda Gjosha takimi i 29 shtatorit , i cili është edhe i fundit per komisionerin e zgjerimit Stefan Fule, do te fokusohet tek çështjet me te rëndësishme për Shqipërinë duke filluar nga reforma ne drejtesi e deri tek bojkoti i opozitës. Një prej detyrave qe i është lenë palës shqiptare nga takimi i pare i dialogut te nivelit te larte është edhe ngritja e këshillit kombëtar, i cili është bllokuar per shkak se te dy kampet politike nuk kane gjetur konsensus ne lidhje me formulën e drejtimit. Por, përballe pretendimeve te opozites qe këshilli te drejtohet nga PD, për Gjoshen mënyra me e mire është me bashkëkryetarë. Tashme qe Shqipëria ka marre statusin e kandidatit hapi i radhës është hapja e negociatave per anëtarësim , proces për te cilin qeverise shqiptare i jane caktuar 5 prioritete. Por, Klajda Gjosha është e vetëdijshme se ne 8 tetor Komisioni Evropian nuk do te propozoje hapje negociatash. Pritshmëria e palës shqiptare eshte qe vitin e ardhshëm komisioni evropian ti propozoje vendeve anëtare hapjen e negociatave per anëtarësim e me pas ne rastin me te mire do te duhet se paku nje vit qe këshilli evropian te miratoje hapjen e negociatave per vendin tone.

Share This Video


Download

  
Report form