http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Laura Boldrini, e cila pothuajse 20 vite më parë ishte në Kukës si misionare e Bashkimit Europian, për krizën humanitare të Kosovës, u rikthye në Shqipëri. Këtë radhë, si kryetare e Dhomës së Deputetëve të Italisë. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, Boldrini foli për ndryshimet e mëdha në Shqipëri, reformën në drejtësi, çka sipas saj e afrojnë vendin me BE-në.Laura Boldrini: Për mua është nder dhe emocion i madh të jem në Shqipëri. Italia ka mbështetur fuqishëm përafrimin dhe procesin e anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe për këtë vlerësoj si shumë të rëndësishëm dhe të vlefshëm reformën kushtetuese në funksion të reformës në drejtësi. Eshtë në interesin e dy vendeve të luftojmë trafikun e lëndëve narkotike, si dhe të luftojmë më forcë trafikimin e qenieve njerëzore.Ilir Meta: Italia është avokatja më aktive në këtë drejtim dhe ne mbështetemi shumë tek Italia dhe parlamenti italian, sidomos për çeljen e negociatave për anëtarësim, pasi Italia ka mbështetur Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit për axhendën integruese. Kam njohur me përmbushjen e axhendës tronë, sidomos për miratimin e ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi.Shefja e Dhomës së Deputetëve italianë, konsideroi shumë të rëndësishëm komunitetin shqiptar që jeton atje. Ajo foli me nota optimiste sa i takon miratimit edhe në Senat, të ligjit për dhënien e shtetësisë për ata që lindin dhe kontribuojnë në vendin e saj.Laura Boldrini: Kemi aprovuar në Dhomë një ligj për shtetësinë, një ligj tek i cili unë kam parë kufizimet, por që bën një hap të mëtejshëm. Sot ligji është në Senat. Por është në interesin e vendit të miratojë ligjin dhe uroj që në këtë legjislaturë të kemi një ligj adeguat, sepse është në interesin e Italisë që kush lind në Itali dhe kush kontribuon, të gëzojë të drejtën e shtesisë, sepse duke përfshirë dhe jo përjashtuar krijojmë një shoqëri edhe më të sigurt. Pensionet gjithashtu janë pjesë e këtij projekti.Laura Boldrini ndodhet në Shqipëri, në vizitën e saj të parë si numri një i Dhomës së ulët të parlamentit Italian. Gjatë kësaj vizite ajo do takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar.