http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrja e integrimit Klajda Gjosha e ka lexuar raportin e Komisionit Evropian si nje vlerësim per reformat e qeverise Rama. Ne nje konference per shtyp ajo ka deklaruar se pala shqiptare nuk priste rekomandim te posaçëm nga komisioni, pasi janë 5 prioritetet qe kushtëzojnë hapjen e negociatave.?Siç citohet në progres-raport në të gjitha këto prioritete, janë bërë hapa përpara. Por, më duhet të theksoj sot përpara jush, se duhet të jemi të vetëdijshëm e të përgjegjshëm se puna që në pret është shumë e madhe. Shoqëria shqiptare duhet të jetë e qartë dhe e informuar se procesi i integrimit të vendit realizohet hap pas hapi, është kompleks dhe kërkon kohë?.Gjosha është ndalur edhe tek nevoja për dialog dhe bashkëpunim politik e cila theksohej ne raportin e komisionit.?I bëj thirrje edhe njëherë palëve politike të vendosin axhendën e integrimit mbi çdo axhendë tjetër partiake, pasi shqiptarët, ata që kanë votuar majtas apo djathtas do të përfitojnë njësoj nga e ardhmja evropiane e vendit?Burime pranë qeverise shqiptare bëjnë te ditur se ne rastin me te mire hapja e negociatave do te rekomandohet nga komisioni pas nje viti, por miratimi nga këshilli do te kërkoje me se paku dhe nje vit tjetër kohe.