http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Vjena ku ishte i pranishëm në forumin "Kreisky", kryeministri Edi Rama ka prezantuar reformat që ka ndërmarrë qeveria, e konkretisht ato për formalizimin e ekonomisë si dhe në dhënien e drejtësisë sociale. Duke folur në forum ku në fokus ishte prespekiva evropiane, Edi Rama tha se rrugëtimi drejt BE është rrugëtim drejt paqes, lirisë dhe dinjitetit. Me tej duke folur për Shqipërinë, Rama u ndal tek një nga sfidat e qeverisë. Sipas tij ringritja e imazhit të vendit është një sfidë e cila do të kërkojë shumë punë. Teksa e vlerësoi integrimin evropian si perspektivën e përbashkët të të gjitha vendeve të rajonit tonë, Kryeministri shprehu bindjen se një integrim i suksesshëm kërkon edhe një bashkëpunim rajonal. Për të dalë me vizione dhe projekte në fushën e sigurimit të energjisë, turizmit, kulturës dhe sigurisht tregtisë dhe tregun të punës.