http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Virusi i quajtur ?Gjuha blu? i shfaqur së fundmi edhe në Shqipëri duke prekur qindra bagëti te imta ne juglindje dhe ne veri, u ka shkaktuar shume dëme blegtoreve, por fatmirësisht ai nuk transmetohet tek njerëzit. Ende nuk ka një kure për t?i bere balle kësaj sëmundjeje qe përhapet nga pickimi i mushkonjës, por Ministri i bujqësisë Panariti ka bërë të ditur se po merren masat e duhura.?Jemi të vendosur të pengojmë përhapjen e këtij infeksioni. Është një sëmundje që ka prekur gjithë rajonin. Në Itali ka shkaktuar 200 milionë euro dëm, në Greqi 60 milionë euro. Për momentin nuk është e këshillueshme vaksina se ndikon për keq në përhapjen e valës së infeksionit. Me uljen e temperaturave dhe ftohjen e motit mendohet se edhe vala e këtij infeksioni do të ulet. Masat për vaksinim duhet të merren më vonë?. Deri me tani nga gjuha blu kane ngordhur 1200 krerë bagëti, ndërsa fondi i dhëne nga qeveria si kompensim per fermerët është 10 milion leke. Sëmundja qe ka bere dëme mjaft te mëdha ne vendet fqinj Itali e Greqi, rrezikon shëndetin e njeriut vetëm nëse konsumohet mishi i bagëtive te ngordhura.