http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sëmundja gjuha blu po përhapet me shpejtësi në pjesën juglindore të vendit. Në qytetin e Korçës fermerët kane pësuar dëme te mëdha nga virusi. Madje disa prej tyre kanë rrezikuar edhe shëndetin, pasi kanë konsumuar mishin e bagëtive pa ditur se ai ishte i infektuar nga gjuha blu. Autoritet shprehen te shqetësuar për valën e përhapjes së kësaj sëmundjeje, por lajmi i mirë është se është zbuluar nga vjen infeksioni. Për te zbutur sadopak efektet e sëmundjes, qeveria po shpërndan para për të gjithë ata blegtorë te cilëve u kane ngordhur dele, vica e lope nga kjo sëmundje. Deri me tani sëmundja ?Gjuha Blu? ka prekur mijëra bagëti, por fatmirësisht virusi nuk transmetohet tek njerëzit. Megjithatë ekspertet rekomandojnë qe mishi i këtyre bagëtive te mos konsumohet.