Masa për motrat Kajtazi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me lot ne sy motrat Kajtazi janë paraqitur ne Gjykatën e Durrësit, per t?u njohur me masën e sigurisë. Motra e madhe Orialda Kajtazi do te qëndroje ne burg pa afat, derisa prokuroria te ketë mbyllur hetimet. Ndërsa per te voglën Klevisen trupi gjykues vendosi detyrim paraqitje. Seanca e cila zgjati vetëm disa minuta ishte e mbushur me ngarkese emocionale. Dy motrat, te cilat u zhduken pa lene gjurme gati nje muaj me pare, akuzohen për vjedhje dhe shkatërrim te pronës me zjarr. Ato u larguan nga shtëpia e prindërve pasi vodhën parate dhe i vune zjarrin banesës se tyre. Klevisa, e cila është vetëm 14 vjeç ka thënë se ishte ideja e saj te largoheshin nga shtëpia. Motrat Kajtazi kane deklaruar prokurori se jetonin ne nje terror te vazhdueshëm dhe se prindërit i keqtrajtonin fizikisht dhe psikologjikisht. Dy dite përpara se te zbulohej vendndodhja, ato publikuan nje video ku ngrinin akuza te renda ndaj familjareve.

Share This Video


Download

  
Report form