Kontroll tregut për çmimet, masa për rritje abuzive - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Financave dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes kanë firmosur një urdhër të përbashkët, për të monitoruar tregun nga rritja abuzive e çmimeve. Urdhri i miratuar këtë të premte nga dy ministrat, Cani e Ahmetaj ka për qellim të parandalojë më tej rritjen e çmimeve për një sërë mallrash dhe shërbimesh që bizneset kanë nxituar t'i shtrenjtojnë për shkak të taksave të reja. Zv. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Brunilda Paskali, në një intervistë për Vizion Plus tregon se si do të operojnë grupet e punës, të cilat përbehen nga përfaqësues të doganave dhe tatimeve. Por në rast se grupet e punës do të konstatojnë se çmimet në treg janë abuzive, atëherë urdhri parashikon edhe masa penalizuese. Që në ditët e para të janarit, një sërë mallrash dhe produktesh kryesisht karburant dhe duhan patën një rritje të menjëhershme të çmimeve në treg. Kjo rritje u justifikua me hyrjen në fuqi të taksave të reja. Por në fakt të dhënat e dogana evidentuan se të paktën për këto dy produkte, sasia e zhdoganimeve gjate muajit dhjetor ishte e lartë. Kjo do të thotë se u importua me shumë me taksa të vjetra, por në fakt konsumatori po i ble me çmime të shtrenjta. Tashme i takon qeverisë që të faktojë këto abuzime dhe të marrë taksat e nevojshme ndaj kompanive.

Share This Video


Download

  
Report form