Kontroll tregut të sigurimeve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çrregullimi i madh i tregut të sigurimeve në Shqipëri ku vlera e prerjes së një siguracioni makine ndryshonte nga dita në ditë ka detyruar mazhorancën të rishohë kompetencat që ka autoriteti i mbikëqyrjes financiare. Kështu Komisioni i Ekonomisë ka vendosur që të shkurtojë numrin e anëtarëve në bord të këtij autoriteti nga 7 në 5 anëtarë dhe të kufizojë punësimin e tyre në kompani sigurimesh për tre vjet. Sipas deputetit Braçe, abuzimet këtu kanë qenë të shumta, pasi jo vetëm ka patur konflikte interesi, por ka edhe nga ato raste kur një person i caktuar ka punuar një vit në bordin e AMF-së dhe më pas ka shkuar ka hapur një kompani sigurimesh të vetën. Me ligjin e ri ky autoritet merr pavarësi ekonomike, dhe nuk do të financohet më nga buxheti i shtetit, çka lë në dorë të bordit drejtues edhe vendosjen e nivelit të pagave për punonjësit e këtij institucioni. Ka më shumë se dy vjet që Tregu i Siguracioneve ndodhet në një kaos, kjo jo vetëm ndryshimit të shpeshtë të vlerës që gjithsecili prej nesh duhet të paguajë për prerjen e një siguracioni automjeti por edhe sepse në shumë raste të gjitha kompanitë i ndryshojnë njëkohësisht tarifat, çka hedh dyshime për konkurrencën e lirë në këtë treg, në sezone të caktuara kompanitë e sigurimit kanë ulur tarifat duke shitur siguracione nën kosto, dhe kjo bie mbi shpatullat e drejtuesve të mjeteve pasi nuk marrin dëmshpërblimin që i takon.

Share This Video


Download

  
Report form