http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me afrimin e vizitës se Papa Françeskut ne Tirane, theksohet protagonizmi mes qeverise dhe bashkisë per meritat e investimeve te kryera ne shesh e jo vetëm. Edhe sot Bashkia e Tiranës, përmes kryetarit Lulzim Basha ka kujtuar se puna qe po behet per rehabilitimin e sheshit ?Nene Tereza? është investim dhe projekt i institucionit qe ai drejton. Kryebashkiaku Basha sqaroi se projekti per tjetërsimin e sheshit ishte parashikuar te zbatohej vitin e ardhshëm, por per shkak te vizitës se Papës punimet u përshpejtuan. Pas inspektimit te sheshit, zoti Basha ka sulmuar paraardhësin e tij dhe kryeministrin Rama per mungese te vëmendjes ndaj kryeqytetit. Me nje ton tjetër, paqësor dhe vlerësues, Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro ka theksuar rolin e rëndësishëm dhe bashkëpunues te Bashkisë se Tiranës per pritjen e Papa Françeskut ne Tirane. Kane mbetur edhe 10 dite nga vizita historike e kreut te Vatikanit ne Shqipëri. Ndërkohe ne sheshin ?Nene Tereza?, vijojne punimet per përfundimin e fazës se pare. Pas 21 shtatorit, ne këtë zone te bulevardit do te rinisin punimet për t?i dhëne pamjen sipas projektit te miratuar, me shatërvanë pikesore dhe nje zone vetëm per këmbësoret.