Reforma në drejtësi, përplasje Presidencë - Qeveri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma ne drejtësi ka treguar edhe një herë tensionin e presidentit te Republikës njëherësh kryetar i KLD-se dhe qeverise. Gjate ceremonisë për startimin e Projektit ?EURALIUS IV? për Drejtësinë, Presidenti Bujar Nishani u shpreh se Reforma per Drejtësinë është ne ngërç. Ndërkohë qe për Ministrin e Drejtësisë gjithçka është ne rruge te mbare.Bujar Nishanin: ?Thirra me 6 tetor nje tryeze për reformën. Besoj se mesazhi politik gjate konference doli i qarte dhe i forte, jo korrupsion, jo kapjes se gjyqësorit dhe po reformës ne gjyqësor. Me keqardhje po konstatoj se procesi është ende ne ngërç, dhe se takimet qe pasuan ate te 6 tetorit nuk po godasin ne shenje. Nuk avancohet reforma ne drejtësi duke përsëritur te njëjtat teza e qëndrime te përgjithshme, te gjithë ne sulm ndaj sistemit. Nuk avancohet reforma me debate te personalizuara dhe pa alternative, dhe as duke pretenduar pronësinë ekskluzive shqiptare te procesit pa demonstruar merite e profesionalizëm objektiv. Nuk avancohet reforma pa nje agjende pune e prioritizim te çështjeve.?Nasip Naço: ?Ministria e Drejtësisë garanton përfshirjen e te gjithë aktoreve ne realizimin e reformës, proces i cili do te jete i hapur dhe gjithëpërfshirës. Vullneti ynë për bashkëpunim dhe konsultim gjithëpërfshirës nuk do te ndryshoje. Te vëmë mënjane ndasitë politike, duke marre përsipër përgjegjësitë. Besim ne mundësinë e mirëkuptimin ne përputhje me Kushtetutën. Drejtësia te mos jete fushëbeteje politike. Ndërkombëtaret na përcjellin te njëjtin mesazh te vëmë qytetarin ne qendër te vëmendjes?Nga ana tjetër mesazhi i ambasadores së BE-së ka qenë pikërisht evitimi i këtyre përplasjeve, pasi reforma sipas Romana Vllaudin duhet të jetë gjithëpërfshirëse që të ofrojë vizion për të ardhmen.Romana Vllaudin: ?Drejtësia nuk është e lirë ndaj dhe duhet të mbështetet edhe financiarisht. Të gjitha hallkat e shtetit duhet të tregojnë respekt për drejtësinë. Nuk mund të konceptohet kontakti i drejtpërdrejtë me gjyqtarët për çështje konkrete. BE e ka dhe do ta mbështesë vendin tuaj në realizimin e kësaj reforme, megjithatë është përgjegjësia në këtë proces është e juaja, ju duhet të punoni për ti shërbyer popullit shqiptar?Edhe përfaqësuesit e opozitës kane qene ne te njëjtën linje me presidentin. Menjëherë pas takimit deputeti Oerd Bylykbashi njëherësh nënkryetar i Komisionit te Ligjeve, deklaroi se opozita do te jete pjese e reformës me kusht që ajo te mos jete e politizuar

Share This Video


Download

  
Report form