Përplasje bashki -- prefekturë për bulevardin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbetet ende në udhëkryq ndërtimi i bulevardit të ri të Tiranës. Pas vendimit të Gjykatës Administrative për rrëzimin e vendimit të INUK-ut në pezullimin e ndërtimit bashkia e Tiranës rinisi punimet. Por sot nënkryetari i bashkisë së kryeqytetit Enno Bozdo deklaroi se qeveria ka urdhëruar përsëri bllokimin e kësaj vepre strategjike duke shkelur ligjin. "Rama ka urdhëruar shkeljen e ligjit për pushtetin vendor, duke imponuar në mënyrë të paligjshme "ngrirjen" e fondit për shpronësimet në bulevardin e ri."Bashkia e Tiranës, sipas Bozdos, e ka informuar zyrtarisht prefektin se "ngrirja" e fondit për shpronësimet në bulevardin e ri është në kundërshtim të ligjit. Nga ana e saj prefektura ka reaguar duke sqaruar arsyen e , "ngrirjes" së fondit. Sipas saj në pjesën e përcaktuar në program-buxhetin e 2014-ës të bashkisë nuk është pasqyruar saktë vlera e dëmshpërblimit për shpronësimet e qytetarëve sipas VKM. Për këtë paqartësi prefektura e qarkut të Tiranës nuk e ka firmosur vendimin duke e rikthyer sërish për rishikim në Këshillin Bashkiak.Ndërsa përsa i përket ligjshmërisë për këtë veprim prefektura thekson se konfirmimi i është dërguar Këshillit Bashkiak përpara zbardhjes së vendimit të Gjykatës Administrative. Por ata që mbeten në ankth janë pronarët e tokës ku do të ndërtohet bulevardi, të cilët shprehin shqetësimin si mbi vlerën e ulët të çmimit të kompensimit, ashtu edhe me shkeljet e tjera ligjorë që sipas tyre bashkia ka bërë. Banoret thonë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, madje ata do të pengojnë punimet nëse pretendimet e tyre nuk gjejnë zgjidhje nga autoritetet.

Share This Video


Download

  
Report form