http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fshati me i famshem ne Shqipëri, Lazarati ka shkaktuar debate te ashpra ne parlament mes maxhorances dhe opozites. E vetmja çeshtje qe i ka bashkuar te dy kampet politike ka qene mbeshtetja ndaj policisë; por pavarësisht kesaj maxhoranca ka akuzuar ish-kryeministrin Berisha per lidhje me trafikantet e drogës e po e njëjta akuze eshte artikuluar edhe nga opozita. Per partine Demokratike aksioni kunder lendeve narkotike ne Lazarat nuk eshte i besueshëm pasi qeveria i ka lajmëruar elementet kriminale te largohen dhe tani po ben show politik. Pjese e akuzave te demokrateve eshte bere edhe djali i deputetes socialiste Luiza Xhuvani, si nje prej personave qe ka qelluar kunder policisë ne Lazarat. Por kjo eshte përgënjeshtruar nga deputetja Xhuvani, e cila ka sjelle djalin 25- vjeçar ne oborrin e parlamentit per te faktuar se nuk ka qene ne Lazarat.