http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne Shqipëri nuk ka vetem nje Lazarat qe mbjell e korr droge si nje territor me vete, jashtë cdo kontrolli te shtetit, por ka shume me shume sesa kaq. Është nje Lazarat i madh qe shtrohet ne çdo meter katror te ketij vendi. Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer sot zhgënjimin ndaj drejtësisë. "Lazarati i madh eshte drejtësia. Te zhgenjyer por jo te pafuqishem." Shefi i ekzekutivit konfirmoi se shume shpejt kjo histori te do marr fund. "Trekëndëshi, polici, prokurori dhe gjykata eshte nje histori e vjeter dritëhijesh dhe konfliktesh. Ne emer te hapësirave ligjore e termave te tjerë me te komplikuar ne dyert e drejtësisë është përfituar jo pak here. Rasti i bere publik ne media sot, ku përmendet amnistia e ish-presidentit Moisiu ne vitin 2006 ndaj njeri prej snajperëve te Lazaratit, Gate Mahmutaj eshte vetem nje shembull. Policia mund te hyjë ne Lazarat dhe te arrestoje 26 te dyshuarit, por ne cilat salla do gjykohen ata lazaratas?" Kryeministri Rama flet me shqetësim për Lazaratin e madh, i cili nuk behet me nje aksion policie dhe do te kërkoj kohe.