Debati për buxhetin në Parlament - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon një seance maratonë per diskutimin e paketës fiskale 2016-të dhe buxhetin e vitit të ardhshëm. Ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka marrë i pari fjalën për t?i shpjeguar shqiptarëve ndryshimet që do të kenë taksat dhe prioritet që ka vendosur qeveria për ekonominë. Në një fjalim që zgjati për afro dy orë, Rama tha se nuk ka ardhur të lëvdohet se ky është buxheti më i mirë dhe i madh i të gjitha kohërave, por të tregojë pasqyrën e vërtetë të ekonomisë së vendit. Duke akuzuar paraardhësit, kryeministri u shpreh se tashmë ekonomia ka marrë kthesën e saj, dhe viti 2016-të do të shënojë një rekord të qeverisë ku për herë të parë vendi do të dalë me suficit primar, pra që nuk do të marrë borxh për të larë borxh. Kryeministri nuk harroi që në fund të fjalimit të tij, të ironizojë protestën e opozitës në datën 8 dhjetor. Duke deklaruar se nuk ka asnjë mundësi që vendi të futet në zgjedhje të parakohshme, Rama u shpreh i sigurt se shqiptarët e kuptojnë vetë se kur kanë jetuar më mirë. Paketa fiskale që po diskutohet në kuvend rrit me 10 % taksën për sigurimet, vendos një tarifë 500 eruo për të gjitha makinat që regjistrohen dhe kanë një motor më të madh se 3 mijë kubikë, rrit tavanin për kontributet për profesionet e lira dhe rrit akcizën për birrën që prodhohet në vend dhe e ul për importin. Buxheti për herë të parë synon uljen në 70.9% të borxhit publik, ndërsa po për herë të parë pjesa më e madhe e shpenzimeve publike vitin që vjen do të financohen me të ardhurat që mbledh administrata e tatimeve dhe doganave. Por megjithatë, opozita e ka akuzuar se 200 milion dollarë te ardhura qe parashikohen te vijnë nga lufta e informalitetit, janë vlera qe do te çojnë ne rishikimin e buxhetit. Demokratet kane ngritur zërin edhe per faktin se buxheti, nuk parashikon rritje pagash, ndërsa pensioneve, nuk arrin t?i kompensohet as inflacioni.

Share This Video


Download

  
Report form