https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Lazarati "prodhon" drogë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Narkotrafikantët e Lazaratit kanë sajuar vendet më të çuditshme për të fshehur drogën. Boçet e mariuhanës kanë përfunduar edhe në cisternat e ujit të pijshëm. Brenda në cisternë policia ka gjetur paraditen e sotme 2 ton e gjysmë drogë e cila do të asgjësohet me djegie. Fantazia e fshehjes ka shkuar deri edhe tek izolimi i kanabisit poshtë dyshemesë së shtëpisë. 9 fuçi plastike me kanabis me peshë 400 kg, të mbyllura në mënyrë hermetike janë zbuluar nga efektivët e policisë pas zbërthimit të pllakave të dyshemesë në shtëpinë e A. Prokos. Ky banorë i fshatit, i shpallur në kërkim, kishte siguruar kushtet që lënda narkotike të ruante cilësinë. Po në këtë shtëpi janë gjetur edhe dy makina elektronike të lojërave të fatit të cilat Proko i përdorte për organizim të lotarive të paligjshme. Pas krehjes të të gjithë fshatit dhe rrethinave të tij, forcat blu po u rikthehen kontrolleve në banesa për të siguruar një pastrim total të lëndës narkotike dhe armëmbajtjeve pa leje nga banorët e Lazaratit.

Share This Video


Download

  
Report form