Lazarati “zhvendoset” në Shkodër - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 15

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sasi të konsiderueshme kanabisi të mbjellë në parcela vijojnë të zbulohen nga Policia e Shtetit në aksionin e nisur për asgjësimin e çdo rrënje të lëndës narkotike. Për nga numri i rrënjëve të zbuluara, muajt e fundit Shkodra po thyen rekorder duke konkurruar edhe Lazaratin. Këtë të enjte, policia ka zbuluar dhe asgjësuar i mbi 2300 rrënjë bime narkotike kanabis sativa. Droga e mbjell dhe e ndarë në parcela u gjet kryesisht në zonat të thella të Shkodrës dhe Malsisë së Madhe. Në Lezhe, policia asgjësoi 1336 rrënjë kanabisi. Lënda narkotike ishte e mbjellë një në zonë pyjore të shpyllëzuar u gjetën tre parcela ku ishin të kultivuara 208 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa me lartësi 80-130cm. Ndërsa në Milot-Kurbin, në vendin e quajtur ?Mali i Shkretë? u gjetën 9 parcela ku ishin të kultivuara 1128 bimë. Edhe në Vlorë, policia ka zbuluar dhe asgjësuar 19-Parcela me 3627-rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa në dy fshatra të Vlorës, Mazhar dhe Romë. Nga aksioni i policisë, 33-vjeçari Eglivan Atija nga fshati Suaj në Fier u arrestua pasi në banesën e tij u zbuluan 50 rrënjë kanabis me lartësi 70-150 centimetra. Në të njëjtë kohë, 67-vjeçari Jonus Sala banues nga Mallakastra, u arrestua pasi në tokën e tij në fshatin Anabreg u gjetën 78 bimë kanabisi.

Share This Video


Download

  
Report form