Analistet për zgjedhjet në Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zgjedhjet në Kosovë, vlerësohen lart edhe nga analistët. Qani Mehmedi, thotë se ky është procesi më i rregullt dhe më i mirë që ka zhvilluar shteti i ri dhe kjo, sipas tij, vjen vetëm si pasojë e vullnetit të mirë të të gjithëve. Pjesa më e rëndësishme e këtyre votimeve, thotë Mehmedi, është pjesëmarrja e serbëve të veriut, që sipas tij, tregon angazhimin e tyre në bashkëpunimin me shtetin e Kosovës. Për gazetarin dhe publicistin serb, me banim në Prishtinë, Radomir Dimiç, kjo është një epokë e re në marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës. Sipas Dimiç, tashmë, edhe Prishtina edhe Beogradi kanë një përgjegjësi të lartë për zbatimin dhe çuarjen përpara të marrëveshjes së Brukselit. Dy analistët bien dakord në pikën që rritja ekonomike e Kosovës dhe ulja e papunësisë, mbeten sfidat kyçe të qeverisë së re që do të dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit.

Share This Video


Download

  
Report form