Zgjedhjet serbe ne Kosovë - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Edhe pse ende nuk është shprehur zyrtarisht, Bashkimi Evropian e ka cilësuar në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Serbisë, vendimin e kësaj të fundit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale edhe në Kosovë.
Një zyrtar i BE, i cituar nga "Radio Evropa e Lirë", ka thënë nga Brukseli, se shpallja e zgjedhjeve në Kosovë nuk është në përputhje me rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Zyrtari ka pohuar se BE nuk priste që Serbia të shpallte zgjedhje edhe për territorin e Kosovës dhe se një vendim i tillë ishte befasues. Ndërkohë, komandanti i KFOR-it Erhard Drews ka deklaruar se këtij misioni paqeruajtës nuk i intereson mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë dhe se nuk merret me këtë çështje. Pas njoftimit të mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë ka reaguar edhe Tirana zyrtare. Ministria e Jashtme, në një njoftim në faqen zyrtare, shprehet se vendimi i Beogradit për të mbajtur zgjedhjet edhe në disa komuna të Kosovës është i paligjshëm dhe i të papranueshëm, pasi cenon integritetin e një vendi fqinj sovran.

Although not officially stated, the European Union has ruled contrary to Serbia's international obligations, the latter's decision to hold local elections in Kosovo.
An EU official, quoted by "Radio Free Europe", said from Brussels, the announcement of elections in Kosovo is not in accordance with Resolution 12 44 Security Council of UN. Officer has confirmed that the EU expects Serbia to declare elections for Kosovo and that such decision was astounding. Meanwhile, KFOR Commander Erhard DREWS stated that this peacekeeping mission does not concern the Serbian municipal elections in Kosovo and that does not deal with this issue. Upon notification of the Serbian elections in Kosovo reacted official Tirana. Ministry of Foreign Affairs, in a statement on the official website, said that Belgrade's decision to hold elections in several municipalities in Kosovo is illegal and unacceptable, because compromises the integrity of a sovereign neighboring country.

Share This Video


Download

  
Report form