Vuçiç: 26 Oficerë serbë do prangosen në veri të Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Dy ditë përpara zgjedhjeve lokale të së dielës në katër komuna në veri të Kosovës, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaron se autoritetet e Prishtinës, kanë për qëllim të arrestojnë 26 policë serbë me synimin që kjo zonë të mbetet e pambrojtur.?Sipas informatave tona duan të arrestojnë 26 oficerë serbë të policisë në veri të Kosovës dhe 15 persona të tjerë. Ky është qëllimi i tyre i ri, nën pretekstin e përfshirjes në rastet e korrupsionit, në mënyrë që Veriu, në veçanti Mitrovica të mbetet e pambrojtur dhe të jenë në gjendje të bëjë gjërat më të ndyra ndaj popullit tonë.?Sipas tij, për këtë plan të Prishtinës zyrtare ai ka informuar edhe institucionet ndërkombëtare. Kreu i shtetit serb u shpreh se të dielën, kur do të zhvillohen zgjedhjet për katër komuna, ata do të përpiqen të provokojnë serbët në veri të Kosovës.Vuçiç shtoi se nuk pret që zgjedhjet në Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan të kalojnë në mënyrë paqësore dhe u lutet qytetarëve serbë të votojnë masivisht.Kreu i shtetit serb ka komentuar edhe miratimin e rezolutës për gjenocidin e Serbisë, duke e quajtur një fazë të çmendurisë dhe verbërisë politike.?Disa njerëz në Ballkan nuk e kuptojnë dhe nuk mund gjejnë rrugën e tyre në të ardhmen. E vetmja mënyrë për ta është urrejtja ndaj popullit serb, por duke thënë se kjo nuk ka lidhje me urrejtjen ndaj qytetarëve serbë, por ndaj atyre që kanë kryer krime.?Presidenti serb theksoi se Serbia duhet patjetër të reagojë duke vepruar në mënyrë serioze dhe të kujdesshme, për të mos humbur besueshmërinë e vendit në arenën ndërkombëtare.

Share This Video


Download

  
Report form