Mediat e huaja për zgjedhjet në Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fill pas numërimit të shumicës së qendrave të votimit në Kosovë, mediat ndërkombëtarë kanë nisur të bëjnë analizën e rezultatit dhe të skenarëve pas zgjedhorë në këtë vend. Agjencia e lajmeve "Reuters" duke transmetuar deklaratat e Thaçit për fitoren e PDK-së thotë se ai mund të bëjë koalicion me partitë e vogla dhe serbët, por në këtë mënyrë ai nuk mund të jetë efektiv në qeverisje. "Thaçi ka mundësi të formojë një koalicion qeverisës me partitë më të vogla dhe serbët etnikë për të siguruar edhe një mandat katërvjeçar në pushtet, por varësia e tij ndaj të tjerëve mund ta dëmtojë aftësinë e ti për të qeverisur në mënyrë efektive", shkruan agjencia. Edhe "Euronews", shkruan se partia në pushtet e kryeministrit, Hashim Thaçi në Kosovë ka shënuar fitoren në zgjedhjet e 8 qershorit, si pasoje e pjesëmarrjes se ulët te votuesve. Sipas saj, frustrimi me varfëri të përhapur dhe korrupsionin i ka mbajtur votuesit larg. "Vetëm 43% e njerëzve votojnë. Votuesit e Kosovës janë gjithashtu të zemëruar me mungesën e progresit që kur Thaçi kryesoi shkëputjen e territorit nga Serbia në vitin 2008. Edhe pse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës ai ka inkurajuar serbët etnikë të votojnë kësaj radhe në mënyrë që të ndihmohen të dy vendet në anëtarësimin në BE".

Share This Video


Download

  
Report form