Hormone të rrezikshme? Burg - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk do të lejohet më tregtimi i pesticideve në rrugë, dhe për këtë Ministri i Bujqësisë do të propozojë ndryshime në kodin penal. Gjatë një kontrolli të bërë në një nga farmacitë bujqësore të kryeqytetit ministri Edmond Panariti tha se dëmi që i bëjnë shëndetit përdorimi i këtyre produkteve nga fermerët në mënyrë të pakontrolluar është i njëjtë me helmimin, prandaj kjo duhet që të konsiderohet një vepër penale. Procesi i kontrollit do të nisë në rrugë dhe kioska të cilat tregtojnë lëndë që stimulojnë rritjen e perimeve dhe zarzavateve nga ana e Inspektoratit të Kontrollit të bimëve, dhe një nga rrugët e reja që do të ndiqet është zbulimi i tyre që në fazën që ato mbillen. Një tjetër ultimatum që u dha gjatë këtij inspektimi ishte që nuk duhet të lejohet më shitja e pesticideve pa recetën e agronomit, pasi abuzimi me këto produkte sjell dëme serioze në shëndetin e konsumatorit.

Share This Video


Download

  
Report form