Mbetjet e superfosfatit në Laç, të rrezikshme - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kombinati kimiko-metalurgjik i Laçit ka rreth 2 dekada që nuk funksionon më, por pasojat e punës në këtë vepër të rëndësishme industriale të kohës ku prodhoheshin plehra fosfatike, acid sulfurik i koncentruar dhe një sere produktesh të tjera ndihen ende në këtë zonë. Për të kujtuar atë zonë shërbejnë ambientet e lëna në mëshirë të fatit të këtij kombinati, si dhe mbetjet e lënë në mjedis të hapur, nën ndikimin e erës, shiut apo diellit. Kombinati kimiko-metalurgjik i Laçit ka rreth dy dekada që nuk funksionon më, por pasojat e punës në këtë vepër të rëndësishme industriale të kohës ku prodhoheshin plehra fosfatike, acid sulfurik i koncentruar dhe një sere produktesh të tjera ndihen ende në këtë zonë. Për të kujtuar atë zonë shërbejnë ambientet e lëna në mëshirë të fatit të këtij kombinati, si dhe mbetjet e lënë në mjedis të hapur, nën ndikimin e erës, shiut apo diellit. Ndrec Gjoni ka punuar gjithë jetën e tij në këtë kombinat. Ai thotë se ndotja ishte e madhe edhe në kohën kur kombinati punonte, por edhe sot. Siç shihet nga pamjet në mjediset e hapura të ish-kombinatit ka tonelata pluhur të kuq me bazë hekuri të depozituar në jug të uzinës së superfosfatit, që gjithmonë kur fryn erë përhapet në zonë duke sjellë vështirësi në shikimin e banorëve, por edhe dëme të mëdha në shëndet dhe të mbjella. Dikur përreth zonës nuk lejohej ndërtimi i ndërtimeve për banim, por sot ndërtimet pa leje kanë lulëzuar edhe përreth ish kombinatit. Drejtuesit e Shëndetit Publik në Kurbin pranojnë rrezikun që shfaqin këto mbetje. Në uzinën e superfostatit gjendet një sasi e konsiderueshme fluorosilikat natriumi, mjaft i rrezikshëm për njerëzit dhe bagëtitë, pasi ka veti helmuese tepër të forta ndaj edhe pastrimi I kësaj uzine është futur në projektet prioritare të qeverive vitet e fundit. Përpara vitit 90, ndotja që shkaktohej nga çlirimi i gazrave helmues ishte mjaft e madhe dhe qeveria e asaj kohe subvenciononte 40 përqind të prodhimit bujqësor të zonave nën ndikimin e uzinës.

Share This Video


Download

  
Report form