Elbasan, dhjetëra ton mbetje të rrezikshme kimike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ndër ndotësit më të mëdhenj në Elbasan, janë edhe mbetjet kimike të depozituara në disa magazine të vjetra në fshatin Balëz. Në vitin 2004 ishin mediat që dhanë alarmin se në këtë fshat jo më larg se 4 km nga qyteti i Elbasanit ndodheshin 30 ton cianur të sistemuar në këto depo. Por burime nga reparti ku janë depozituar këto mbetje bëjnë të ditur se në vitin 2010 Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim PNUD-in vendosën asgjësimin e cianurit, nga një firmë greke. Megjithatë, këto mbetje vazhdojnë të mbeten në listën e publikuar edhe pak ditë më parë nga ministria e mbrojtjes, si një nga zonat më të ndotura në vend. Siç shihet, ky repart vazhdon të konsiderohet si objekt i rëndësisë së veçantë, çka tregon për rrezikun e madh mjedisor dhe ndotës që ka brenda tij. Ndërkohë, Përrenjasi, është kthyer sot në një ndotës të madh për qytetin e minatorëve. Shumë galeri janë të braktisura dhe objektet e ish-minierës po shkatërrohen nga vjedhjet dhe marrja e materialeve për skrap, çka e ka kthyer këtë zonë në një ndotës të rrezikshëm. Sipas ministrisë së mjedisit janë 23 hektarë tokë e ndotur nga mbetjet dhe rrezatimi i hekur- nikelit përreth kësaj zone.

Share This Video


Download

  
Report form