http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Asgjësohen 2.5 ton patatina te skaduara ne qytetin e Elbasanit. Asgjësimi është bere ne kuadër te operacionit qe ka nisur Autoriteti i Kontrollit Ushqimor per verifikimin e mallrave qe u ka kaluar data e skadences. AKU eshte e vendosur per vazhdimin e aksionit per heqjen nga tregu te te gjitha produkteve te skaduara te cilat rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve. Drejtuesit e Autoritetit te Kontrollit Ushqimor u bëjnë thirrje përfaqësuesve te bizneseve te tregohen te përgjegjshëm lidhur me respektimin e afateve te skadences per produktet qe tregtojnë.