http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg vrasësin e elektricistit Zamir Velaj, ngjarja kjo e ndodhur pak ditë më parë në fshatin Oblikë te Shkodres. I penduar dhe me lot në sy Martin Zefi, kërkoi mëshirë para trupit gjykues, duke pohuar se krimin e kishte kryer në gjendje të dehur. 44-vjeçari Zamir Velaj, punonjës i OSHEE-së në Shkodër, u vra nga abonenti debitor, pas refuzimit të elektricistit për të rilidhur energjinë elektrike. Prej 28 qershorit Zefit i ishte ndërprerë energjia për shkak të borxhit prej 230 mijë lekëve të pashlyer që ai i kishte operatorit të shpërndarjes. Zefi i kishte kërkuar disa here Velajt qe ti lidhte dritat, por ai kishte kundërshtuar. Edhe ditën e ngjarjes, ata jane përballur ne rruge, por refuzimi i elektricistit Velaj përfundoi në konfrontim mes të dyve. Martin Zefi, u rikthye në banesë, mori një thikë dhe e goditi 3 herë në gjoks dhe në qafë Velajn, i cili ndërroi jetë rrugës për në spitalin rajonal të Shkodrës. Vetëm pak ore pas krimit, policia vuri në pranga 47- vjeçarin Zefi. Vrasesit i ishte ofruar mundësia e shlyerjes së debisë përmes aktmarrëveshjes, duke paguar 25 mijë lekë të vjetra çdo muaj, por ai nuk kishte pranuar. Për ngjarjen e rëndë reagoi kryeministri Rama si dhe OSHEE, duke kërkuar ndëshkimin maksimal te vrasësit.